Sekretari amerikan i shtetit do të bëjë një vizitë dy-ditore në Turqi, e cila u godit nga dy tërmete në fillim të këtij muaji, shkruan Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Antony Blinken do të vizitojë Turqinë më 19-20 shkurt për të “shfaqur solidaritet dhe për të përcjellë ngushëllimet e tij” pas katastrofës së shkaktuar nga tërmetet e dyfishta në Turqinë jugore, tha një deklaratë e Ministrisë së Jashtme turke.
Blinken do të vizitojë rajonin e goditur nga tërmeti, ku operacionet e ndihmës amerikane janë gjithashtu duke u zhvilluar, shtohet deklarata.
Ai do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në kryeqytetin Ankara të hënën, shtohet ajo.
Të paktën 40,642 njerëz u vranë në dy tërmete të fuqishme që tronditën Turqinë jugore më 6 shkurt, sipas të dhënave të fundit zyrtare.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa. /FolDrejt/