Një shpërthim masiv është regjistruar në një minierë të linjitit në veri të Turqisë, me dhjetëra punëtorë të bllokuar nën tokë.
Deri më tani, 14 punëtorë janë shpëtuar pas incidentit, i cili ndodhi në orën 18:15 (me orën lokale). Në momentin e ngjarjes së frikshme, në minierë ndodheshin 87 punëtorë, ndërsa deri më tani dy kanë mbetur të plagosur, shkruan protothema.gr, transmeton Fol Drejt.
https://twitter.com/gchahal/status/1580976379302027264
Raportet e mediave ndërkombëtare thonë se numri i njerëzve të bllokuar është 50. Guvernatori i provincës Bardin, Nurtac Arslan, tha se tetë minatorë arritën të dilnin vetë.
Pesë punëtorë raportohet se janë bllokuar 350 metra nën tokë dhe 44,300 metra të tjerë nën tokë në një objekt në qytetin port të Detit të Zi, Amasra.
Miniera është në pronësi të ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive të Turqisë (AFAD).
Po hetohet për shkaqet e shpërthimit, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleiman Soylu dhe ai i Energjetikës, Fatih Donmez.
Prokuroria e Përgjithshme e Bardinit nisi hetimet për aksidentin, i cili u krye nga tre prokurorë.
Në zonë kanë shkuar ambulancat, ndërsa ankthi i familjarëve për të zhdukurit është i madh.
Kujtohet se në vitin 2014Mbi 300 persona u vranë në një shpërthim mine në Turqi./FolDrejt/