Kolona të gjata trafiku janë krijuar në dalje të kryeqytetit të Ukrainës të ditën e sotme, vetëm disa orë pasi trupat ruse filluan sulmin e tyre të parashikuar në Ukrainë. Shpërthimet e mëdha të sulmeve u dëgjuan edhe në kryeqytetin ukrainas.
Liderët botërorë dënuan fillimin e një operacioni ushtarak që mund të shkaktojë viktima masive, të rrëzonte qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe të kërcënonte ekuilibrin pas Luftës së Ftohtë në kontinent.