Në Shtërpcë disa persona kanë vendosur gurë në rrugën kryesore, ku pastaj janë shoqëruar për në stacionin policor bashke me prindërit e tyre.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar kanë bllokuar rrugën kryesore me gurë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe kanë hasur në disa persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor së bashku me prindërit e tyre dhe me vendim të prokurorit janë intervistuar në prezencë te avokatit. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.