Një bloger rus me ndikim nacionalist ka bërë kritika të rralla ndaj drejtuesve të lartë ushtarakë dhe Presidentit Vladimir Putin për ekzekutimin e dobët të luftës në Ukrainë.
Igor Girkin, një lider rus i separatistëve ukrainas, i cili dikur pretendonte se ai “tërhoqi këmbëzën” në luftën e Donbasit 2014-2015, bëri komente të ashpra ndaj udhëheqjes ruse në një video 90-minutëshe pasi vizitoi zonën e konfliktit.
“Koka e peshkut është plotësisht e kalbur”, tha Girkin në kanalin e tij të njohur Telegram, duke shtuar se ushtria ruse kishte nevojë për reforma dhe për të marrë njerëz kompetentë.
Ai tha se nivelet e mesme të ushtrisë ishin të hapur për pakënaqësinë e tyre me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe madje edhe Putinin. “Nuk jam vetëm unë… njerëzit nuk janë aspak të verbër dhe të shurdhër: njerëzit e nivelit të mesëm nuk i fshehin as pikëpamjet e tyre, të cilat, si ta them unë, nuk janë plotësisht komplimentuese për presidentin apo ministrin e mbrojtjes.” shtoi Girkin./FolDrejt/