Vendet e Evropës Lindore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga uraniumi rus duke kërkuar një furnizues të ri nga viti 2025 dhe Kazakistani është ndër opsionet e mundshme, raporton Bloomberg.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë kombëtare bërthamore Kazatomprom, Jerzhan Mukanov, deklaroi se pasiguria gjeopolitike po ndryshon rrjedhën e karburantit bërthamor dhe se vendi po përshtatet me të, përcjell Fol Drejt.
“Ne jemi duke përgatitur stoqet tona të prodhimit në mënyrë që të mund të plotësojmë kërkesat e tregut”, tha ai./FolDrejt/