Pasuria totale e rusëve më të pasur është rritur me 10.4 miliardë dollarë që nga fillimi i këtij viti pavarësisht sanksioneve perëndimore, shkruan Bloomberg, përcjell Fol Drejt.
Vladimir Potanin, pronari i gjigantit të minierave Norilsk Nickel, kryeson listën e renditjes si biznesmeni më i pasur rus, pasuria e të cilit vlerësohet në 28.5 milionë dollarë.
Leonid Mikhelson, bashkëpronar i prodhuesit të dytë më të madh rus të gazit natyror, Novatek, është në vendin e dytë. Ai fitoi 516 milionë dollarë dhe e rriti pasurinë e tij në 25.1 miliardë dollarë.
Aksionari kryesor i kompanisë ruse të çelikut NLMK, Vladimir Lisin, është biznesmeni i tretë më i pasur rus. Ai ka fituar 905 milionë dollarë që nga fillimi i vitit dhe ka rritur pasurinë e tij në 20.8 miliardë dollarë.
Lisin u pasua nga Alexey Mordashov, presidenti i gjigantit Severestal, pasuria e të cilit u rrit me 1.54 miliardë dollarë në një total prej 20.2 miliardë dollarësh.
I pesti është bashkëpronari i operatorit celular Megafon Alisher Usmanov, i cili në dy muajt e fundit ka fituar 738 milionë dollarë, pas së cilës pasuria e tij është 19.2 miliardë dollarë.
Në listë është edhe Vagit Aleksperov, ish-drejtuesi i Lukoilit, i cili ka fituar më së shumti që nga fillimi i vitit, më saktë 2.43 miliardë dollarë, kështu që pasuria e tij tani arrin në 17.8 miliardë dollarë.
Indeksi i miliarderëve të Bloomberg është një listë e 500 njerëzve më të pasur në botë, dhe në të janë 22 rusë. /FolDrejt/