Kompania BMW prezantoi konceptin e saj të ri në Motor Show në Mynih, i cili është një vështrim në të ardhmen e makinave elektrike
BWM vazhdon të hulumtojë dhe zgjerojë gamën e saj të makinave elektrike, dhe dizajni më i fundit koncept është mishëruar në konceptin e quajtur Vision Neue Klasse. Modeli vazhdon përmes konceptit të quajtur Vision Circular, i cili u prezantua në vitin 2021, si dhe konceptit të këtij viti Vision Dee. Përveç detajeve estetike që ia vlen të diskutohen, BMW thekson se Vision Neue Klasse do të ketë një rreze veprimi dhe shpejtësi karikimi 30 për qind, si dhe do të jetë 25 për qind më efikas.
Kompania dëshiron që makina e re elektrike të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në krahasim me paraardhësit e saj.
“Me konceptin Neue Klasse, ne filluam investimin më të madh në historinë e kompanisë. Ne nuk po shkruajmë vetëm kapitullin tjetër të BMW, por gjithashtu po shkruajmë një libër krejtësisht të ri,” tha Frank Weber, anëtar i Bordit të Drejtorëve të BMW AG.
Kompania thotë se dizajni i ri është aq progresiv sa që edhe në pamje të parë duket se kompania e ka “kapërcyer” modelin.
Një nga tiparet më interesante të konceptit BMW Vision Neue Klasse janë sediljet e verdha të stilit të sallonit.
Edhe pse duken argëtuese, vështirë se do të shfaqet në ndonjë model që do të plasohet në treg. Megjithatë, heqja e kromit dhe lëkurës teorikisht do ta bënte të gjithë prodhimin më miqësor me mjedisin. Brendësia është e pajisur me sistemin e gjeneratës së re iDrive dhe prodhuesi gjerman shfrytëzoi rastin të prezantojë BMW Panoramic Vision, i cili ofron informacione të tilla si navigimi, shpejtësia dhe të ngjashme përgjatë pjesës së poshtme të xhamit të përparmë.
Versioni i prodhimit të konceptit pritet në treg në vitin 2025. /FolDrejt/