BMW ka dizajnuar një logo të re, duke shënuar ndryshimin më të madh në markën e kompanisë që nga emblema ikonike, që u prezantua në vitin 1917. Kompania u mundua të jetë në hap me kohën, pasi që shumë kompani të njohura ridizajnuan logot e tyre.
Janë dy ndryshime kryesore që vihen në pah, në logon e re. I pari ndryshim është dizajni i rrafshet dhe ikja nga dizajni i vjetër 3D, ndërsa ndryshimi i dytë është zëvendësimi i ngjyrës së zezë me ngjyrë hiri, ky i fundit nuk pëlqehet edhe aq shumë.