Kompanitë Sikorsky dhe Boeing kanë njoftuar të martën se janë duke zhvilluar aeroplanin e teknologjisë më të fundit – bëhet fjalë për Defiant X.
Dizajni futuristik i helikopterit luftarak, aktualisht është një prej prioriteteve të ushtrisë amerikane.
Dizajni Defiant X është i bazuar në SB-1 Defiant, por që ka një teknologji shumë më të avancuar.
E sipas pilotit testues SB-1, ky helikopter përdor më pak se 50 për qind të fuqisë së motorit për të arritur këtë shpejtësi, që tregon se një version më i madh sigurisht se do ta arrinte shpejtësinë larg më të madhe.
Inxhinierët e SB-1 gjithashtu kanë bërë vlerësimin e aftësive të SB-1, që të fluturojë shumë ulët me shpejtësi të madhe duke i ndihmuar të shmang radarët e armikut kur futet në territorin e armikut.
Helika e fundit e helikopterit i ofron shpejtësinë maksimale Defiantit, dhe mund të ketë përparësi të mëdha në fushëbetejë dhe në mbrojtjen e këmbësorisë.
Kujtojmë që Sikorsky dhe Boeing kanë ndërtuar 90 për qind të të gjitha llojeve të helikopterëve për ushtrinë amerikane. E helikopteri më i ri përdor motorin Will V-22 Osprey.