Një zbulim i dhimbshëm sekret ose një paralajmërim për liderin e Venecuelës Nicolas Maduro?
Këshilltari Kombëtar i Sigurisë së presidentit Donald Trump (72) ka dalur në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me një shkrim dore në fletoren që mbante. John Bolton kishte vendosur fletoren karshi kamerave, me gjasë edhe padashje, ku shkruhej: “5000 ushtarë për Kolumbinë”, shtetin fqinj të Venecuelës, shkruan foldrejt.com.
Në fakt presidenti Trump rreth Venecuelës ka theksuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë. Pak ditë më parë poashtu SHBA sankcionoi shitblerjen e naftës nga ky vend.
Shkrimi tjetër në letër kishte të bëjë me bisedimet e mundshme me talebanët në Afganistan./Foldrejt.com