Ukraina thotë se qyteti jugor i Mykolaiv pësoi bombardime “masive” ruse gjatë natës.
Një çift i martuar thuhet se vdiq, ndërsa kryebashkiaku e quajti granatimin “ndoshta më të fortët e të gjitha kohërave”.
Dëme ka pësuar një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa. Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti kryesor i Ukrainës, dhe është goditur vazhdimisht.
Ndërkohë, Rusia ka anuluar festimet e Ditës së Marinës në Krimenë e pushtuar.
Arsyeja e dhënë nga Guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev ishte një sulm i supozuar me dron ukrainas në selinë e Flotës së Detit të Zi. Flota ka qenë prej kohësh e bazuar në Sevastopol.
Por një zyrtar i lartë ukrainas, Serhiy Bratchuk, e hodhi poshtë raportin rus si një “provokim”.
Forcat ruse aneksuan Krimenë në vitin 2014. Kjo u dënua ndërkombëtarisht si e paligjshme dhe shkaktoi sanksione kundër Rusisë.
Dita e Marinës është një festë vjetore ruse dhe festimet po zhvillohen në të gjithë Rusinë të dielën. Presidenti Vladimir Putin po mbikëqyr ngjarjet në Shën Petersburg, qytetin e tij të lindjes./21Media