Termocentrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia është shkëputur nga rrjeti kombëtar i energjisë elektrike pas bombardimeve ruse, duke bërë që gjeneratorët rezervë me naftë të hyjnë, ka thënë firma shtetërore e energjisë bërthamore Energoatom.
“Terroristët rusë bombarduan edhe një herë nënstacionet kritike të infrastrukturës në territorin e kontrolluar nga Ukraina, duke rezultuar në mbylljen e linjës së fundit të komunikimit 750 kV ZNPP-Dniprovska në orën 03:59”, thuhet në një deklaratë, sipas Al Jazeera.
Forcat ruse kanë pushtuar centralin në Ukrainën jugore, më i madhi në Evropë, që pak kohë pasi pushtuan Ukrainën gati tetë muaj më parë.
Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer prej muajsh akuza për bombardime rreth zonës bërthamore, e cila operohet nga personeli ukrainas./FolDrejt/