Të paktën 7 civilë janë vrarë në sulmin e forcave ruse në qytetin Avdiyivka në rajonin Donetsk të Ukrainës.
Guvernatori i Donetskut, Pavel Kirilenko në një postim me shkrim në llogarinë e tij në Telegram njoftoi se forcat e Rusisë kanë nisur një sulm me raketa në qytetin Avdiyivka sot në mëngjes, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se sulmi është kryer në tregun në qendër të qytetit. “Të paktën 7 civilë të vdekur dhe 8 të plagosur si rezultat i bombardimeve në Avdiyivka në mëngjes. Rusët bombarduan tregun në qendër ku kishte shumë njerëz në atë kohë”, theksoi Kirilenko./FolDrejt/