Një shkollë në fshatin Zelenogai, rreth 10 milje ose 16 kilometra në lindje të Mykolaiv, është shkatërruar nga një sulm ushtarak rus, tha administratori rajonal i Mykolaiv, Vitali Kim.
Pjesa më e madhe e shkollës është kthyer në gërmadha. Kim konfirmoi se një shkollë në rajonin e Mykolaiv ishte goditur dhe postoi videon dhe fotot në internet.
“Disa njerëz u futën nën rrënoja dhe ne po i evakuojmë”, tha Kim./FolDrejt/