Rusia ka bombarduar tregun gjigant Barabashova në Kharkiv duke bërë që të shfaqen edhe një sërë vatrash zjarri. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët në qytetin lindor të Ukrainës. Pamjet e publikuara tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi që dalin nga disa pjesë të tregut, duke sugjeruar që kompleksi ka pësuar goditje të shumta.
Shërbimet e urgjencës thonë se 70 persona janë të përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarreve, të cilat u përhapën në disa shtëpi aty pranë. Tregu, i cilësuar si një nga më të mëdhenjtë në botë, mbulon një sipërfaqe prej 300,000 metrash katrorë, sipas një postimi në Twitter nga ministria e jashtme e Ukrainës. /abcnews.al/