Leonardo Bonucci do të padisë ish-klubin e tij Juventus, ku luante që nga viti 2010. Ish-kapiteni do të padisë klubin torinez për mungesë të kushteve të duhura stërvitore, dëmtim të imazhit dhe shkelje të të drejtave profesionale, shkruajnë mediat italiane, transmeton Fol Drejt.
Të gjitha fitimet nga një fitore e mundshme në gjykatë do t’i dhurohen bamirësisë Neuroland, e cila ndihmon familjet e fëmijëve të shtruar në spital në Torino. Kujtojmë që Bonucci këtë verë ka shkuar te klubi gjerman Union Berlin. Në fillim të sezonit, Juventusi ia hoqi shiritin e kapitenit, më pas e përjashtoi nga skuadra dhe kushtimisht e detyroi të shkonte në Gjermani.
Bonucci erdhi te Juventusi në verën e vitit 2010 nga Bari për 15.5 milionë euro. Ai shpejt u bë një nga lojtarët më të mirë mbrojtës në Evropë, dhe në sezonin 2017/2018, luajti për Milanin, i cili e pagoi 42 milionë euro. Sezonin tjetër ai u rikthye te klubi torinez për 35 milionë euro, me të cilin fitoi tetë tituj kampion italian në karrierën e tij, transmeton Fol Drejt.