Bordi i Radio Televizionit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozimin e Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, për shkarkimin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni, Mentor Shala.
“Z. Shala gjatë kohës së kryerjes së detyrave në RTK, në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur ka shkelur Ligjin për RTK-në dhe Rregulloret e Brendshme të RTK-së, qoftë duke vepruar në kundërshtim me ligjin dhe aktet e brendshme apo duke mos ruajtur paanshmërinë”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Ahmetxhekaj për shkarkim e Shalës, njofton Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
Deri në përzgjedhjen e kandidatit për pozitën e zëvendësdrejtorit sipas konkursit publik këtë pozitë do e mbajë Arsim Halili.