Bordi i RTK-së ka zgjedhur Adi Krastën në pozitën e zëvendësdrejtorit të televizionit publik të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës emëroi sot gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës”, shkruan në njoftimin zyrtar të këtij institucioni.
Votimi, sipas njoftimit të Bordit, ka ardhur me rekomandim të drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj. /FolDrejt/