Shefi i diplomacisë së BE-së beson se një marrëveshje do t’u ofrohet krerëve të vendeve anëtare të BE-së pasditen e sotme, shkruan Reuters.
Anëtarët e Bashkimit Evropian duhet të arrijnë një marrëveshje për çështjen e paketës së ardhshme të sanksioneve të drejtuara kundër Rusisë, e cila përfshin bllokimin e importit të naftës ruse, tha sot ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borelj.
“Duhet të marrim një vendim publik. Ka pasur bisedime të dielën pasdite dhe do të ketë sot para mesditës, si dhe gjatë gjithë ditës”, tha Borell për shërbimin publik francez “France Info”, transmeton Fol Drejt.