Bashkimi Evropian mund të bjerë dakord sot ose nesër për paketën e pestë të sanksioneve kundër Rusisë, e cila do të përfshinte ndalimin e importit të qymyrit, tha kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell.
“Ndoshta sot pasdite, ose më së voni nesër”, u tha Borell gazetarëve pas mbërritjes në takimin e NATO-s, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Agjencia britanike njoftoi dje, duke cituar burime të paidentifikuara, se diplomatët e BE-së nuk e miratuan paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, e cila u propozua nga Komisioni Evropian, sepse çështjet teknike duhet të zgjidhen, duke përfshirë nëse ndalimi i importit të qymyrit nga Rusia do të ndikojë në marrëveshjet ekzistuese..