Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, konfirmoi sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë ftuar në Bruksel më 27 shkurt dhe theksoi se shpreson që ata të pranojnë propozimin gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Do të takohem me ata të dy në Bruksel më 27 shkurt”. Unë i ftova ata të vijnë dhe të zhvillojnë bisedime gjatë gjithë ditës, sepse ne kemi një propozim në tryezë dhe shpresoj se ata do të jenë në gjendje ta pranojnë atë propozim si një mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet”, tha Borell për Deutsche Welle në Mynih, ku u takua gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut me Vuçiqin dhe Kurtin.
I pyetur se sa e rëndësishme është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i lartë i BE-së vlerësoi se Serbia nuk po harmonizohet në masë të mjaftueshme me politikën e jashtme të BE-së./FolDrejt/