Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka folë këtë pasdite me presidentin ukrainas, Zelensky.
Një zëdhënës i kryeministrit tha se “Johnson lavdëroi presidentin dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre. Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin”.
Udhëheqësit dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm, si dhe rrëmbimin e kryebashkiakëve të Dniprorudne dhe Melitopol, raporton skynews.
“Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë më shumë opsione për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës, duke punuar me partnerët, përfshirë takimin e së martës së Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Londër”, tha i.
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik.
Ndryshe, Zelensky ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin çek, Petr Fiala./Telegrafi/