Kryeministri britanik vlerësoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai ishte “me të vërtetë një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm të epokës moderne”.
“Britania do të ndihmojë Ukrainën gjithnjë e më shumë dhe kjo do të zgjasë për aq kohë sa ajo ka nevojë për ndihmë”, tha kryeministri britanik Boris Johnson në një takim të donatorëve në Londër të quajtur “Ukraina e guximshme”.
“Çfarëdo që Putini të përpiqet t’i bëjë popullit ukrainas, ai kurrë nuk do ta thyejë shpirtin e tyre,” tha Johnson, shkruan Guardian, përcjell Fol Drejt.