Temat e takimit mes kryeministrit britanik dhe presidentit ukrainas ishin propozimet afatgjata të sigurisë për Ukrainën dhe mënyrat për nxjerrjen e grurit nga vendi, sipas zyrës së Boris Johnson.
Gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sot, kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte “seriozisht i shqetësuar” për rritjen e çmimeve të ushqimeve, të cilat lidhen me “pushtimin rus”.
Johnson dhe Zelensky diskutuan “një sërë çështjesh, duke përfshirë mbështetjen ushtarake dhe sigurinë globale të ushqimit”, tha Downing Street, shkruan Guardian, transmeton Fol Drejt.