Johnson tha se Britania do të mbetet në krye të vendeve që mbështesin Ukrainën.
Fuqitë botërore nuk duhet të bëjnë presion ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të pranuar një marrëveshje të keqe paqeje me presidentin rus Vladimir Putin, tha sot kryeministri britanik Boris Johnson, raporton Reuters.
Sekretarja e Jashtme britanike Liz Trass tha në seancën e qeverisë se Londra është gati për sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, shtoi zëdhënësi i Johnson./FolDrejt/