Kryeministri britanik Boris Johnson, është shprehur i frikësuar në atë siç tha se presidenti rus Vladimir Putin, mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.
Sipas tij meqë kjo do ishte përjashtimisht nga libri i ”lojërave të Rusisë”, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv.
Johnson tha se e vetmja mënyrë se si mund të përfundojë lufta në Ukrainë, është nëse presidenti rus, kupton se ka bërë një ”gabim katastrofik”.
Mes tjerash ai përsëriti frikën e zyrtarëve perëndimor se Putini mund të vendosë armë kimike në Ukrainë, pasi Moska e akuzoi Kievin se po planifikonte t’i vendoste ato në fushën e betejës.
“Gjërat që po dëgjoni për armët kimike janë jashtë librit të tyre”, tha ai.
”Ata fillojnë të thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga amerikanët”.