Boris Johnson ka pasur një “diskutim të qartë dhe të sinqertë” me presidentin e Kinës Xi Jinping për situatën në Ukrainë, tha Downing Street, raporton Sky News.
Një zëdhënës i Number10 tha se të dy udhëheqësit folën me telefon për gati një orë më parë sot.
“Udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh me interes të përbashkët – përfshirë situatën në Ukrainë”, shtoi zëdhënësi.Biseda erdhi pasi udhëheqësit e NATO-s i kërkuan Kinës që të “përmbahet” nga mbështetja e përpjekjeve të luftës të Rusisë dhe të përmbahet nga çdo veprim që do ta ndihmonte atë të shmangte sanksionet.