Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka kaluar pragun e 100 votave të mbështetjes nga deputetët e Partisë Konservatore dhe mund të jetë në fletëvotimin për zgjedhjen e kreut të ri të partisë dhe kryeministrit të ardhshëm, tha sot deputeti James Dudridge.
Johnson u kthye në Londër nga pushimet sot, dy ditë pas dorëheqjes së kryeministres Liz Truss, e cila dha dorëheqjen të enjten pas 45 ditësh në detyrë, duke pranuar se nuk mund të përmbushte planet ekonomike për të ulur taksat.
Ish-ministri britanik i financave Rishi Sunak është kandidati i parë i Partisë Konservatore që ka kaluar pragun e 100 votave të mbështetjes nga deputetët e asaj partie.