Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tha sot në një hetim parlamentar se nuk ka asnjë provë që ai ka mashtruar qëllimisht deputetët me informacione për mbledhje e festa të paligjshme që kanë ndodhur në zyrën e tij gjatë karantinës për shkak të pandemisë Covid-19.
Komiteti Parlamentar i Privilegjeve po heton deklaratat e Johnson të bëra në Parlament në dhjetor 2021, konkretisht nëse ai me dashje mashtronte deputetët për grumbullime të paligjshme që po ndodhnin në zyrat dhe rezidencat e Downing Street, disa prej të cilave mori pjesë edhe ai vetë, kur deklaroi se asnjë rregull nuk ishte shkelur dhe të gjitha janë vërejtur masa kundër virusit Covid-19, sipas Reuters.
Në një dokument provash prej 52 faqesh që ai dorëzoi në komitet, Johnson tha se ai pranoi se Dhoma e Komunave ishte mashtruar nga deklaratat e tij, por hodhi poshtë akuzat se ai qëllimisht gënjeu Parlamentin, transmeton Fol Drejt.