Kryeministri britanik u kthye në Angli pasi udhëtoi drejt kryeqytetit ukrainas të Kievit për t’u takuar me homologun Volodymyr Zelensky.
Vizita është përshëndetur si “e jashtëzakonshme” në një kohë lufte, ndërsa Zelensky u kërkoi liderëve të tjerëve “të jenë të guximshëm, si Boris”, transmeton Fol Drejt.
Parlamenti britanik konfirmoi këtë pasdite se Johnson ka mbërritur përsëri në MB, shkruan Skynews.
Një deklaratë përsëriti gjithashtu se kryeministri udhëtoi pjesërisht me tren në Ukrainë, gjë që u konfirmua në një video të publikuar nga Hekurudhat e Ukrainës më herët./FolDrejt/