Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha sot se Kina duhet të gjykohet në bazë të veprimeve të saj në lidhje me luftën në Ukrainë, dhe jo në bazë të asaj që thotë për atë konflikt.
Lidhur me propozimin kinez për armëpushim në Ukrainë, Pistorius shprehu skepticizëm, pasi në të njëjtën kohë ka raporte, të cilat ai tha se nuk e di nëse janë të vërteta, se Kina mund të planifikojë të furnizojë Rusinë me drone, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai gjithashtu shtoi se vendimet në lidhje me Rusinë i takojnë edhe Ukrainës./FolDrejt/