Sot po mbahet takim historik në Bruksel, në të cilin pritet të përcaktohet fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt rrugës së anëtarësimit në BE.
Lidhur me takimin ka folur edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, i cili ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor në të, transmeton Fol Drejt.
“Sot ne po fillojmë më në fund një proces që ju keni punuar dhe keni pritur shumë për të, po lëmë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, ndryshime tektonike. Ne po ecim përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike, me keqardhje qëndrojmë në rrënjët e rritura të historisë dhe jemi siç thashë dëshmitarë të ndryshimeve në gjeostrategjike tonë dhe ju jeni pjesë e saj”.
Borrel shtoi se rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së ka nisur që nga viti 2005.
“Unë besoj shumë se ne jemi avancuar vetëm së bashku me Ballkanin Perëndimor, dhe Bashkimi Evropian dhe nuk do të jetë i plotë pa ju”.
“Sot shënohet një përparim i madh që do të jetë vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor, për Bashkimin Evropian. Unë kam qenë president i Parlamentit Evropian në vitin 2005 kur kryeministri i Maqedonisë së Veriut në atë kohë mori opinion pozitiv nga Komisioni Evropian, ishte viti 2005 17 vjet më parë”, tha Borrell./FolDrejt/