Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, para takimit Kosovë-Serbi në Bruksel, ka ftuar të dy liderët që të jenë të hapur për të gjetur një gjuhë të përbashkët.
“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibil për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell në Twitter./FolDrejt/