Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha se me disbursimin e 3 miliardë eurove të para prej 18 miliardë eurosh të rënë dakord në dhjetor, ne i ofrojmë Ukrainës mbështetje më shumë se të nevojshme për të ruajtur shërbimet thelbësore publike, shkruan Fol Drejt.
“Me disbursimin e 3 miliardë eurove të para prej 18 miliardë eurosh të rënë dakord në dhjetor, ne i ofrojmë Ukrainës mbështetje më shumë se të nevojshme për të ruajtur shërbimet thelbësore publike, spitalet, shkollat dhe rivendosjen e infrastrukturës kritike të shkatërruar nga Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës”, shkroi Borrell në rrjetin social Twitter.
Kujtojmë se, Bashkimi Evropian në dhjetor kishte ndarë një shumë prej 18 miliardë eurosh ndihmë për Ukrainën. Paketa e mbështetjes prej 18 miliardë euro synon të ndihmojë Ukrainën me pagesën e shërbimeve publike thelbësore, ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe rivendosjen e infrastrukturës kritike të shkatërruar nga sulmet ruse. /FolDrejt/