Dhuna në veri të Kosovës duhet të dënohet dhe autorët e saj duhet të japin llogari, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të BE-së, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Vërejtjet e Josep Borrell erdhën përpara Samitit të 2-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbledh së bashku krerët e vendeve evropiane në kontinent dhe krerët e institucioneve të BE-së në Bulboaca, Moldavi.
“Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga”, tha ai, duke kujtuar se të mërkurën është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe pret të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Të gjithë duhet të përpiqen të shmangin çdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, shtoi Borrell. /FolDrejt/