Bashkimi Evropian “do të kërkojë prova konkrete” për përfshirjen e Iranit në sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, sipas shefit të politikës së jashtme të bllokut.
Rusia është “gjithnjë e më shumë e izoluar” dhe “po e humb këtë luftë”, tha Josep Borrell ndërsa mbërriti në Luksemburg për një takim me ministrat e jashtëm të BE të hënën, raporton CNN.
Kur u pyet për përfshirjen e Iranit në luftën në Ukrainë, Borrell tha: “Kjo është diçka që do të diskutohet … dhe ne do të kërkojmë prova konkrete për pjesëmarrjen (e Iranit).
Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë “objektin e paqes, mbështetjen ushtarake” dhe një “mision trajnimi” për të mbështetur Ukrainën, shtoi Borrell.
Irani ka hedhur poshtë vazhdimisht pretendimet e Kievit dhe inteligjencës amerikane se po furnizon drone “kamikaze” për luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Mohimet nga Teherani pasojnë një varg sulmesh vdekjeprurëse me dron të nisur nga Rusia në të gjithë Ukrainën të hënën./FolDrejt/