Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja dënon dhunën tronditëse në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm, raporton Fol Drejt.
“BE-ja dënon dhunën tronditëse të sotme në Zveçan në termat më të ashpër të mundshëm. Veprimet e dhunshme të kryera ndaj trupave të KFOR-it, mediave, civilëve dhe policisë janë absolutisht të papranueshme.”, shkroi Borrell në Twitter.
Borrell theksoi se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës dhe protestuesve që menjëherë dhe pa kushte të de-përshkallëzojnë situatën.
“Ne presim që palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të gjejnë menjëherë një zgjidhje politike përmes Dialogut.”, shtoi në fund ai. /FolDrejt/