Kjo është rreth 45 për qind e asaj që SHBA i dorëzoi Kievit.
Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare kanë dërguar armë dhe pajisje ushtarake në vlerë të paktën tetë miliardë euro në Ukrainë, tha sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borej, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Kjo është rreth 45 për qind e asaj që SHBA i dorëzoi Kievit, u tha Borej gazetarëve pas një takimi me kolegët e BE-së në Bruksel./FolDrejt/