Fondet ekzistuese evropiane do të duhet të kenë prioritet për prokurimin e municioneve për Ukrainën përpara se të pritet ndonjë vendim për fonde të reja, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të përdorim atë që kemi. Nëse vendet anëtare janë të gatshme të ofrojnë më shumë, unë do të jem i lumtur. Por sot le të jemi realistë dhe pragmatikë dhe të diskutojmë për gjërat që mund të miratohen sot”, tha Borrell në Stokholm. /FolDrejt/