Vendet e Bashkimit Evropian kanë dërguar 220,000 predha artilerie në Ukrainë, si pjesë e një plani që ishte nisur më herët për të rritur dërgesat e municioneve, njoftoi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell.
Ai shtoi se anëtarët e Unionit kanë dërguar edhe 1300 raketa dhe se janë në rrugën e tyre për të arritur qëllimin e një milion copë municionesh të dorëzuara në një periudhë prej një viti, transmeton Reuters.
“Ditët, javët dhe muajt në vijim do të jenë strategjikisht vendimtare në luftën në Ukrainë,” tha Borrell pas takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel./FolDrejt/