Bashkimi Evropian (BE), njoftoi mbështetjen e tij për presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dhe dënoi bastisjen e Kongresit Kombëtar nga qindra persona të ekstremit të djathtë, mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, theksoi se dënojnë fuqishëm bastisjen e ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e Bolsonaro-s, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“BE-ja përsërit mbështetjen e plotë për presidentin Lula dhe sistemin demokratik të Brazilit, si dhe shpreh solidaritetin me institucionet demokratike të cilat janë vendosur në objektivin e këtij sulmi. Demokracia e Brazilit do të triumfojë mbi dhunën dhe ekstremizmin”, deklaroi Borrell.
Duke ftuar Bolsonaro-n të veprojë me përgjegjësi, Borrell kërkoi nga ish-presidenti brazilian që t‘i bëjë thirrje mbështetësve të tij të kthehen në shtëpitë e tyre.
Qindra persona mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro në Brazil, sulmuan Kongresin Kombëtar. Turma brohoriti slogane me kërkesën për ndërhyrjen e ushtrisë dhe pasi kaluan barrierën e policisë hynë në ndërtesën e Kongresit./FolDrejt/