Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Borrell, tha sot se gjatë ditës do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe presidentin serb, Vuçiq.
Në prag të fillimit të samitit të komunitetit politik evropian, ai tha se takimet po zhvillohen me qëllim të zbutjes së tensioneve.
“Presidentja Osmani dhe presidenti Vuçiq do të jenë atje. Ne u ulëm bashkë në Kishinau, biseduam për këtë dhe sot do të bëjmë të njëjtën gjë. Por sot situata është shumë më e keqe se në kohën e takimit në Kishinau”, tha ai.
Kujtojmë se presidentja Osmani ka thënë se nuk do të takohet me Vuçiqin para se ai të sanksionohet për veprimet e Serbisë në Banjskë të Zveçanit. /FolDrejt