Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dënon mbështetjen e Iranit për Rusinë dhe shtypjen e vazhdueshme të opozitës në vend, por tha se BE do të vazhdojë të punojë me Iranin për të rivendosur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Takim i domosdoshëm me ministrin e jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian në Jordani në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve Iran-BE”, shkroi Borrell në Twitter përpara një konference rajonale që do të organizohet nga Jordania.
“E theksuam nevojën për të ndaluar menjëherë mbështetjen ushtarake për Rusinë dhe represionin e brendshëm në Iran. Dakord ne duhet të mbajmë komunikimin e hapur dhe të rivendosim JCPOA në bazë të negociatave të Vjenës”./FolDrejt/