Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ka informuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, rreth takimit të radhës Kosovë-Serbi, shkruan Fol Drejt.
“Informova sekretarin Blinken për takimin e ardhshëm të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër. Vlerësova mbështetjen e ShBA-së për përpjekjet lehtësuese të BE-së.”, shkroi Borrell në Twitter. /FolDrejt/