Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 15 dhe 16 mars dhe në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars, njoftoi sot Bashkimi Evropian.
Thuhet se vizitat do të jenë një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis BE-së dhe Shqipërisë, si dhe midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në përputhje me Marrëveshjet e tyre të Stabilizim Asociimit, si dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor.
Në Shqipëri, Borell do të takohet me kryeministrin e vendit, Edi Rama, pas së cilës do të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit të BE-së./FolDrejt/