Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josip Borrell, tha sot se zyrtarët perëndimorë duhet të fillojnë përgatitjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.
Megjithatë, theksoi ai, Kievi duhet të marrë pjesë në të gjitha negociatat e mundshme nga një pozicion pushteti.
“Unë e di se ne duhet të fillojmë të përgatitemi për paqen, por kjo do të varet nga ekuilibri i forcave në fushën e betejës. Ukraina do të duhet të mbajë një pozicion të fortë kur bëhet fjalë për negociatat e paqes. Le të mos gënjejmë veten,” tha Borrell në një deklaratë me gazetën franceze “Mond”./FolDrejt/