Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell paralajmëroi sot se Bashkimi Evropian, duke furnizuar Ukrainën me armë, ka shteruar rezervat e saj ushtarake.
“Kjo luftë ishte gjithashtu një thirrje zgjimi për të gjithë ne në lidhje me aftësitë tona ushtarake. Ne po i jepnim armë Ukrainës dhe më pas kuptuam se furnizimet tona ushtarake ishin shteruar,” shkroi Borrell në blogun e tij javor, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë, Borrell vuri në dukje në llogarinë e tij në Twitter se të dhënat nga Agjencia e Mbrojtjes e BE-së (EDA) konfirmojnë se “evropianët shpenzojnë më shumë për mbrojtjen”./FolDrejt/