Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin janë pajtuar që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues, raporton Fol Drejt.
“Fola me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues.”, shkroi Borrell në Twitter.
Borrell theksoi se gjatë bisedës ata kanë vlerësuar koordinimin e mirë dhe të vazhdueshëm ndërmjet
EULEX-it dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt. /FolDrejt/