Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell shkroi në Twitter se i ftoi ata në një takim urgjent për të gjetur një zgjidhje dhe një rrugëdalje nga kriza aktuale.
Ai tha se të gjithë kanë nevojë për deeskalim urgjent, si dhe për zgjedhje të reja në veri.
“Ne kemi nevojë për një deeskalim urgjent dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës”. Kjo është gjëja më e rëndësishme për rajonin dhe BE-në”, tha Borrell, transmeton Fol Drejt.
I have called the leaders of Serbia @predsednikrs & Kosovo @albinkurti to Brussels for urgent meetings to find the way out of the current crisis
We need immediate de-escalation & new elections in the north with participation of Kosovo Serbs. This is paramount for the region & EU
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023